Skip to content

Sali Berisha del nga banesa, i drejtohet SPAK për t’u njohur me akuzat

Ish kryeministri Sali Berisha doli nga banesa e tij rreth orës 11:30 për t’iu drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të njihet me akuzat që lidhen me dosjen Partizani.

“Ndihem më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Sot pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atrore për të siguruar mandatin e katërt, por ata do tja djegim”, tha Berisha. 

Pyetje: A keni kandidat rezerve për kryeministër nëse gjerat shkojnë keq

Berisha: Këtë e do edi rama, por jo nuk do ja caktojnë kurrë as kandidatin, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD. Ne duam tu rikthejme shqiptareve voten e lire, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozites.

“”