Një qytetar ka denoncuar fituesin e tenderit të Unazës së Re si të lidhur me vëllain e kryeministrit Olsi Rama, Taulant Ballën dhe mikun e tij të dënuar Edmond Bego si edhe ish-nënkryetaren e Bashkisë Elbasan në kohë që drejtohej nga Qazim Sejdini, bashkëshorti i së cilës, Nafiz Bajrami është edhe një nga fituesit e tenderit bashkë me Salillarin.

Denoncimi është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor

Doja te sillja ne vemendjen tuaj meqe tani u tenderua pjesa e unazes se re e cila eshte fituar nga kompania “Salillari” dhe “Bajrami N”

Kompania Bajrami N e thene ndryshe Nazif Bajrami eshte denoncuar nga ju ne vitin 2016 per shkak te permbyetjeve si kompani e lidhur me Taulant Ballen (avokat i firmes Bajrami e keni cilesuar ate kohe) dhe njekohesisht bashkeshorti i nenkryetares se Bashkise Elbasan qe drejtohej nga Qazim Sejdini ne ate kohe.

Te gjitha keto lidhje perfliten per marredhenjet midis Olsit, Taulantit dhe Mond Begos. Eshte shume e çuditshme qe behet pjese e lotit nje kompani e tille nga Xibraka, konkluzioni eshte i qarte se çfare i lidh.’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re