Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi thotë se babai i saj dhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie pa asnjë prova dhe fakt.

Në një konferencë së bashku me avokatët Genc Gjokutaj, Sokol Mëngjesi dhe Klodian Skënderaj ajo ka sqaruar procesin për çështjen Partizani, që siç shprehet ‘po zvarritet’.

Sipas Argita Malltezit, vijimi i hetimeve duhet të gjeneroje prova, ose të pranohet publikisht se synimi është për të goditur opozitën.

“Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë prove, fakt apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani.

Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që  masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit.

Cështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Balla në 2020 bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta”

Për këto në botë njihet parimi që ligji njihet. Ky është një kallëzim i rreme dhe Balla duhet të ishte para bankës së akuzuarve”, tha Argita Malltezi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re