Sali Berisha ka deklaruar se Kongresin e 11 dhjetorit do ta mbajë në stadiumin kombëtar “Arena Kombëtare”.

Kjo, me pretendimin se asnjë vend tjetër nuk i nxë delegatët e shumtë që do të marrin pjesë në Kongres.

Por vendi që ka zgjedhur, është pak me siklet.

Dy vite më parë, ai e cilësonte këtë vend si “folenë e klanit mafioz të Ramës”.

Se jo për gjë, por me akuzat që ka bërë, tani i bie që paska të drejtë Lulzim Basha, kur thotë se “Foltorja” e Berishës sponsorizohet nga Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re