Sali Berisha tha se Partia Demokratike sot është në një situatë të vështirë, por premtoi se ta ringjallë këtë forcë.

Berisha u shpreh se të gjithë demokratët janë tradhtuar dhe mashtruar nga Lulzim Basha, të cilin e quan ish-kryetar të Partisë Demokratike.

Ne si parti demokratike, jemi përsëri në një situatë të vështirë, por jemi në një situatë ringjalle të fuqishme. Me këtë nismë vijmë optimist më shumë se kurrë, vijmë të prerë në besë në një kohë kur ish-kryetari deklaroi masakrën elektorale por u morr me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën. Jemi të mashtruar dhe të tradhtuar nga pengu Lulzim Basha.

Miqtë e mi, kjo beteje është betejë për dinjitetin tonë, për sovranitetin e kësaj partie, kurrë një forcë politike nuk mund të fitojë besimin në rast se nuk sillet si një forcë sovrane, në rast se vullnetin nuk ja diktoni ju. Ndaj dhe ne mblidhemi”, tha Berisha duke shtuar se:

Ndaj dhe kohërat janë kritike, kohërat janë vendimtare. Edvin ti mendon se do ta gëzosh atë mandat, dëgjoi pak ato daulle, por bien për t’u. Mandat nuk gëzon ti që ke vjedhur me qindra milionë. Mandatin se gëzon dot t’i pasi vetëm në zonat e tërmetit dhe vjedhur 160 milionë Euro.

Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin dhe dëgjoi prapë ato daulle, se ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu mizorë. Mandat nuk ke ti. Tek Kryeministria e kanë radhën ato daulle. Këto Evdin populli nuk t’i fal ty. Këto janë punë burrash nuk janë punë pengjesh”, tha ish-Kryeministri .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re