Në një kohë kur ndaj ish kryeministrit Sali Berisha janë lëshuar disa akuza nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ende nuk ka një reagim nga Gazment Bardhi, me të cilin u duk sikur u gjet rruga e bashkëpunimit opozitar.

Dy ditë pas kësaj ngjarje, ku në pranga u vu dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltëzi, ndërsa për ish-kryeministrin u caktua masa e ‘detyrimit të paraqitjes’, sot Gazment Bardhi ka njoftuar një deklaratë në orën 11:30.

Qëndrimi i Gazment Bardhit për këtë çështje është tepër i rëndësishëm për ecurinë e aksionit të dy grupimeve opozitare, të cilët kanë zhvilluar së bashku disa takime.

Ndërkohë, gjysmë orë më vonë, në 12:00, ish kryeministri Berisha do të dalë në një konferencë për mediat.

Kujtojmë që dy ditë më parë, me urdhër të SPAK është arrestuar Jamarbër Malltezi me akuzat se ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga privatizimi i ish-kompleksit Partizani.

Për Sali Berishën, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe për ndërtuesin, Fatmir Bektashi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re