Gazmend Koduzi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike gjatë një lidhje në Skype në “Fax Neës” ka folur për protestën e 8 janarit në selinë blu.

Koduzi tha se faji për protestën e dhunshme në selinë e PD-së e mban Sali Berisha i cili sipas tij jepte urdhra njësoj si Edi Rama në demonstratën e 21 janarit në vitin 2011.

Gjithashtu Koduzi theksoi se nga brenda selisë nuk ka pasur gaz lotsjellës por janë përdorur vetëm bombolat e zjarrfikësve.

Ishte shumë e trishto sepse për herë të parë ndodh në historinë politike në Shqipëri por edhe në rajon ku një ish kryetar ngrihet dhe bën një protestë të dhunshme ndaj ish-partisë së tij. E trishtë sepse kam parë demokratë që luftonin kundër demokratëve, e trishto sepse sulmohet shtëpia e familjes tonë politike. Jam i zhgënjyer për mënyrën si u zhvilluan gjërat ditën e shtunë ku fillimisht u tha se do të jetë një protestë paqësore por retorika që e parapriu këtë protestë ku u tha se do të hymë dhe do ti hedhim në lanë nuk është paqësore por retorikë dhune. Por kur i pashë që kishin ardhur të përgatitur deri tek trarët për hapën e dyerve.

Gaz Lotsjellës nga brenda PD-së? Ai tymi i bardhë që është parë nuk kanë qënë gaz lotsjellës por kanë qenë bombolat e fikseve të zjarrit. Po ti shikoni disa protestues u ka rënë pluhuri në fytyrë që janë bërë si me miell pra nuk ka pasur bombola gaz lotsjellës brenda selisë së PD këtë ta jap me siguri të plotë sepse kam qenë prezent, nëse duam të themi realitetin unë e kam parë. Nuk ka pasur gaz lotsjellës.

Po dhuna që është përdorur nga njerëz që ishin brenda selisë së PD-së?Nëse dikush vjen me dhunë dhe futet brenda nja ambienti ku po zhvillohet një mbledhje, për cfarë po vjen? Po vjen për të marrë pjesë në diskutim politik apo të ushtrojë dhunë? Në shtëpinë e tij askush nuk futet me dhunë. Nëse një i afërmi tuaj futet me dhunë në shtëpinë tuaj ju do të merrni në telefon policinë. Nëse ata persona do të ishin futur brenda do të kishte shumë probleme madje edhe humbje jete. Të jemi të sinqertë dhe unë nuk ndihem mirë për dhunën në përgjithësi, por atë ditë unë jam ndier si në 97’ ku kam qenë mjeku i komisariatit të Lushnjes. Kur filluan rëmujërat , komisariati u rrethua nga grupe të paguara nga PS që gjuanin me gurë dhe donin të hynin me dhunë. Edh etë shtunën u ndjeva njësoj por kam qenë i trishtuar sepse isha i rrethuar nga demokratë por jam i sigurt që ata persona që ushtruan dhunë nuk janë demoraktë sepse demoklratët e vërtetë nuk ushtrojnë dhunë. Demorkatë të vërtetë janë ata cuna që shoqëruan zotin Bejkon dhe e shpëtuan nga dhuna e të tjerëve.

Mbështetësit e Berishës nuk ishin demokratë? Flas për ata që bënë dhunë ata nuk janë demokratë sepse u dhimbsej xhamat që thyen, sepse njësoj si unë kanë kontributin e tyre në PD. Cfarë do të bënin lart ata persona që janë dëshpëruar dhe u është bërë shpëlarje truri. Faji është i organizatorëve, faji është i Sali Berishës i cili jepte urdhër njësoj si Edi Rama në 21 janar të 2021”, tha Koduzi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re