Sali Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Kurbinit se fëmijët e tij nuk kanë patur kurrë një dosje, për asnjë çështje në gjykatë.

Ish-kryeministri theksoi se Edi Rama ka dërguar prej tre vitesh dhjetëra vendime të qeverisë së tij (Berishës) në SPAK, por sipas Berishës të gjitha janë kthyer, se ai ka zbatuar vetëm ligjin dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

“Thonë se kam dosje. Fëmijët e mi s’kanë pasur dosje për asnjë çështje, dhe Berisha kurrë nuk ka patur.

Ju bëj me dije se Rama prej tre vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime qeverie në SPAK, që të gjitha janë kthyer sepse Sali Berisha ka zbatuar ligjin”-tha Berisha.

Berisha ndërkohë, edhe pse kishte deklaruar se do të ishte aktiv në politik deri në moshën 85 vjeç, ka bërë një tjetër premtim.

“Ju kisha thënë se këtu do kemi deri sa të bëhem 85 vjeç, por tani u betohem nëse i madhi i madhi Zot e bën të mundur, këtu do më keni deri 95 vjeç”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re