Shumë politikanë mjekë kanë zgjedhur të veshin bluzat e bardha dhe të jenë në vijën e parë të frontit, duke trajtuar pacientet me COVID-19.
Ka qindra raste në mbarë botën ku politikanët kanë veshur bluzat e bardha, ndërsa me i freskti vjen nga Maqedonia, ku zëvendëskryeministri Bujar Osmani i është futur punës si vullnetar për të kryer detyrën e mjekut, paralelisht me detyrat shtetërore.
Po Shqipëria?
Krejt ndryshe ndodh në Shqipëri. Sali Berisha, në vend që të kontribuojë, ka vendosur të merret me denoncime të “qytetarit dixhital”. Ish-kryeministri, i etiketuar nga kryeministri Edi Rama si Shefi Imagjinar i Shërbimeve Funerale, pas publikimeve të lajmeve të rreme për vdekje nga koronavirusi, ka gjetur një justifikim se pse nuk po kontribuon në këtë situatë të vështirë. Ai tha në Zonë e Lirë se nuk di asgjë nga mjekësia.
“Nuk më shkoi dhe nuk kishte si të më shkonte në mend se pas 30 vitesh të pretendoni që unë jam mjek është gjëja më qesharake. Asnjë njeri që nuk e ushtron një profesion për 30 vite nuk besoj se mund ta ushtroj ndonjëherë më. Unë kam qenë mjek me një pasion të jashtëzakonshëm, por nuk mund të them që jam më kardiolog. Kam qenë 20 vite kardiolog”, u shpreh Berisha.
Por nëse ish-kryeministri e ka harruar profesionin e tij të parë, pse vazhdon me publikimin e lajmeve të paverifikuara, gjë për të cilën është paditur edhe në prokurori?
Rasti nga Maqedonia që turpëron politikanët mjekë, Shqipëria shembulli më i keq
