Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka zhgënjyer me hyrjen e tij spektalolare në Kuvend, ku që në oborr bëri thirrje për nisjen e betejës kundër Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, që sipas tij janë pjesë e pazareve të turpshme.

Berisha shoqërohej në hyrje të Kuvendit nga tre deputetë që duket se kanë dalë dhe kundër Lulzim Bashës, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehu.

Berisha:

Sot nis beteja jonë, sot nis beteja jonë për shpëtimin e Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë nga pazaret e turpshme të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. PD do të dalë nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurtë në fitore, rroftë PD rroftë Shqipëria.

I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet PD në pazare të fëlliqura me Edi Ramën. Lëvizja ime do të jetë një lëvizje statuore e bazuar në statut.

Unë them se emergjenca është kjo, PD do të rivendosë sovranitetin dhe legjitimitetin e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re