Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Basha, pasi ky i fundit tha “PD i ka gati të gjitha skenarët për t’u përballur me çdo situatë”, pas incidenteve të shkaktuara nga mbështetësit e Berishës në selinë blu.

Ai tha se fakti që Basha deklaroi se është i përgatirur për çdo skenar tregon se është i përgatirur me njerëz të armatosur. Gjatë një interviste në “Fax News”, Berisha tha se nuk ka brave në botë që e ndalon uraganin e revolucionit.

Gazetari: Keni fakte që ka njerëz të armatosur në PD? Nëse njerëz të paautorizuar në shtëpinë e PD-së atëherë ky është skandal?

Berisha: Deputeti Lulzim Basha nëse kërkon mbrojtje, policia ka  të drejtë ta marrë në mbrojtje. Garda nuk ka punë.

Gazetari: Tha që është i gatshëm për çdo skenar?

Berisha: Tregon që është i përgatitur me njerëz të armatosur. I them Bashës nuk ka skenar, nuk ka bravë në bote që i ndal demokratët në qëllimet e tij. PD sot më shumë se kurrë është në duart të anëtarësisë. Lulzim Brava është peng dhe përpiqet, ose urdhërohet të dëmtoje, por në fakt pa asnjë sukses.

Çdo orë që kalon në atë seli…. Nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë ajo pakicë që mendon se mund të qeverisë, apo të shtypë shumicën. Ajo është ose totalitare, ose terroriste, ose banditeske. Kjo pakicë do hidhet mënjanë. Qenka i përgatitur për dallgën e revolucionit.

Gazetari: A i ka shkuar letra e shkarkimit?

Berisha: Sot duhet t’ia dërgonim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re