Diktatorit Enver Hoxha dhe një varg funksionarësh të tjerë të lartë të regjimit komunist, u janë hequr të gjithë dekoratat dhe titujt e nderit nga presidenti Sali Berisha në vitin 1995.

Por  rreth këtij fakti pak kush ka patur dijeni.

Dekreti i formosur me 13 shkurt 1995 nga Sali Berisha, është publikuar sot nga juristi Dritan Dema. Ky i fundi  pohon se ky dokument ju vu në dispozicion pas një hulumtimi disa mujor, për të mësuar të vërtetën mbi gjendjen juridike të dekoratave të dikatatorit.

Juristi Dritan Dema bën këtë njoftim: “Dje, Zyra e Presidentit të Republikës ka konfirmuar se me Dekretin Nr. 1018 të Datës 13.02.1995, Presidenti i Republikës ka shfuqizuar: TË GJITHA dekoratat dhe titujt e nderit, dhënë Diktatorit Enver Hoxha dhe personave të tjerë, të shënuar në këtë dekret. Ky fakt është ‘një pikë uji në oqean’, pasi Shteti Shqiptar akoma nuk ka filluar hetimin, gjykimin dhe dënimin e Krimeve Kundër Njerëzimit, kryer gjatë periudhës së komunizmit”.

Në dokumentin e publikuar (dekreti i shfuqizimit të dekoratave dhe titujve të nderit), renditen emrat: Enver Hoxha, Nexhmije hoxha Shefqet Peçi, Hysni Kapo, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Haxhi Lleshi dhe Haki Toska.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re