Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se në 8 vite ka 16-fishuar pasurinë e tij, ndërsa shtoi se ka fshehur 200 milionë euro në “off-shore”.
“Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite.
Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli.
Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milion, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”, tha Berisha.
Për sa i përket kërkesës së Ramës për mandatine tretë, Berisha thotë se mandatin e tretë Rama do e ketë në qelinë e burgut, pasi nuk mund të shpëtojë pas asaj që i ka bërë vendit.
“Mandati i tretë i Edi Ramës është në qeli. Edi Rama së bashku me bandën e tij të bëhet gati pas 25 prillit sepse nuk mund të shpëtojë pas atyre që i ka bërë vendit.
Ju e patë edhe sondazhin se si e nxori me këpucë të kuqe”, u shpreh ish-kryeministri në lidhje direkte me Ora News, qe nga vila e tij ne Gjirin e Lalzit, ku ka shkuar per te qene i mbrojtur nga virusi i Covid -19.
