Zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha i ka cilësuara më të grabiturat dhe më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë.
Berisha tha se zgjedhjet u diktuan që të gjitha nga krimi, ndërsa shtoi se “bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale”.
Berisha: Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi. Bandat kriminale të qeverisë ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ato patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.
Skenat që ju patë në Vorë, ku banda e Xhabaftit, diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhje kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në lista.
Kuptoni vetë sesi janë zhvilluar zgjedhjet. Por skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera.
Pra, në çdo aspekt, këto ishin zgjedhjet më të grabitura, më të plaçkitura dhe më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë.