Sali Berisha ka njoftuar se nesër do të zhvillojë një takim me demokratët në qytetin e Bajram Currit.

Në një postim në mediat sociale, Berisha njofton se  takimi do të mbahet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Barjam Currit.

Ai fton të gjithë demokratët që të marrin pjesë në këtë “Foltore” për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

Po ashtu Berisha ka njoftuar se takimet me demokratët do të vijojë dhe në ditët në vijim, ku të dielën do të takohet virtualisht me demokratët në SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re