Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur me veshje sportive në ambientet e Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme.
Ndryshe nga herët e tjera, kur ai ka mbërritur në SPAK me xhaketë serioze, Sali Berisha kishte zgjedhur një sportive.
I pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e tij, ish-kryeministri u përgjigj se do të shkonte në fushatë.
“Sepse po shkoj drejt fushatës, po shkoj drejt e në fushatë. Tani do të nisem”, u shpreh ai.
“Në fushatë s’keni shkuar sportiv?”, iu drejtua gazetari.
Ndërsa Berisha u përgjigj me batuta: “Tani me këtë ndryshimin klimatik, natyra është forcë madhore të imponon.”