Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur të marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e nesërme më datë 24 tetor, në orën 14:00, në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa për sipërmarrësin Fatmir Bektashin, është caktuar detyrim paraqitje.

Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, të ditës së sotme por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.

Njoftimi i GJJKO

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, dite e Marte, ora 14:00, ka caktuar seancen gjyqesore te marrjes ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, bazuar nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

Çfarë tha Berisha sot për akuzat e ngritura nga SPAK

Berisha edhe të shtunën edhe sot ju deklaroni se nuk jeni fajtor dhe çdo akuzë që ngrihet nga SPAK është gënjeshtër, trilli,, mashtrim. A jeni i gatshëm të lini mandatin dhe të përballeni si qytetar i thjeshtë që të faktoni këto që thoni, se jeni i pafajshëm.

Sali Berisha: Për fat të keq, që nuk jam fajtor e pranon edhe Edi Rama me larot e tij në dacibaon më të gjatë në histori. Nuk kam shkuar në gjykatë, as si fajtor as si i akuzuar penalisht. Në gjykatë jam dërguar si person nën hetim. Përsa i përket hetimit, unë ua kam thënë kush e di sa herë, unë jam, kam qenë dhe do të jem gjithmonë i hapur.

-Mandatin e deputetit jeni i gatshëm ta lini?

Sali Berisha: Jam i gatshëm të votohet ligjin që kam dërguar në vitin 2012, që të mos ketë asnjë lloj kufizimi për deputetin. Deputeti të konsiderohet me Kushtetutë i barabartë si të gjithë qytetarët e tjerë. Unë këtë ligj e kam dërguar në vitin 2012 në parlament, këtë ligj e kundërshtoi në mënyrë kategorike, Edi Rama dhe u detyrova të heq këtë klauzolë dhe lash hetimin për korrupsionin, mbeti.

-Çfarë dallimi ka për ju, fakti që kërkesa për detyrim paraqitje apo heqje e pasaportës, kalon apo nuk kalon nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sali Berisha: Çfarë ndryshimi. Ndryshimi është si nata me ditën, unë jam njeri i ligjit nuk pranoj shkelje të ligjit, asgjë. Nëse me sheh këtu sot, pas 32 vitesh në politikë, ky që jam, asnjë sekret tjetër nuk kam, përveç këtij. Kam zbatuar ligjin. Kaq është gjithë puna. Unë nuk mund të shkel kushtetutën, pse banditë kërkojnë që unë të shkel kushtetutën, pse njerëz që nuk kanë asnjë normë ligjore, morale kërkojnë që unë ta shkel. Jo, unë njoh kushtetutën. Dhashë përgjigje cili është qëndrimi për barazinë e plotë totale, të deputetit me qytetarin në kushtetutë dhe jemi në rregull. Ka vende që e kanë, e ka Britania e Madhe.  Unë nuk e nxora nga mendja kur e propozova atë ligj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re