Skip to content

“Sali Berisha, mik i SHBA prej shumë kohësh”- Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan, LaCivita: Ashtu si Trump u persekutua nga qeveria, por do të fitojë

Drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë prezantimit të tij, LaCivita u shpreh se duan që kryeministër i Shqipërisë të zgjidhet një mik i SHBA-ve dhe që do të punojë me Donald Trump.

Sipas tij, “Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve, e dimë që mund të fitojë”.

Ai theksoi se kreu i PD-së, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria.

 

Christopher LaCivita: Ne jemi këtu sot sepse duam që të zgjidhet një kryeministër i cili është një mik i vërtetë i Shteteve të të Bashkuara dhe që do të punojë në mënyrë të suksesshme me SHBA-të dhe presidentit Amerikan, Donald Trump.

Sali Berisha është një mik prej shumë kohësh i SHBA-ve.

Ne e dimë që Berisha mund të fitojë. Berisha, ashtu si Donald Trump, është persekutuar nga qeveria. Ne jemi këtu që të ndihmojmë. “We can make Albania great again”.

“”