Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitimi Zekthi, iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës dhe njerëzve të tij, se Lulzim Bashën po e ndihmojnë terroristë të “Vëllazërisë Myslimane”.

Sipas tij, kjo është një shpifje e ulët e Berishës, që po kërkon të fusë përçarjen fetare në vend, njësoj siç bëjnë serbët prej kohësh.

Reagimi i Zekthit, që përveç anëtar Kryesi, është edhe besimtar mysliman:

Per te disaten here keto dite Berisha po flet per shqiptare fondamentaliste, per shqiptare te Maqedonise, per shqiptare qe i perksasin sipas tij  “Vellazerise Myslimane” te cilet paskan qene brenda PD ne 8 janar.

Lufta politike ka shkuar ne ekstrem, gjuha eshte bere e tmerrshme dhe veprimet nuk po njohin kufij. Sidoqe te jete ceshtja kombetare shqiptare, besimet fetare, bashkejetesa fetare nuk duhet te preken, nuk duhen hedhur ne zjarrin e kesaj lufte.

Asocijimet e myslimaneve me terrorizmin,  paraqitja e myslimaneve  terthorazi ne nje drite qe i shfaq ata si te rrezikshem dhe si te lidhur me terrorin, paraqitja e islamit si nje rrezik dhe si dicka qe ecen paralel me krimin dhe terrorin jane teza te shemtuara antikombetare.

Ne Maqedoni, ne Kosove, ne Shqiperi nuk ka patur kurre dege te Vellazerise Myslimane. Nuk ekziston asnje rresht ne asnje dokument publik te OKB, te Departamentit te Shtetit, te NATO-s, te Europol apo te CIA-s qe te thuhet se ka dege te “Vellazerise Myslinane” ne Tetove, ne Shkup, ne Gjilan, ne Podujeve, ne Prizten, ne Korce, ne Diber apo Vlore etj.

Eshte mashtrim dashakeqes, eshte perdorim politik i tezave qe i bejne keq shqiptareve, eshte islamofobi tendenca per te paraqitur nen kete prizem myslimanet apo islamin.

U be e disata here keto dite qe i fryhet kesaj gjeje. Ishte ne fillim nje email i publikuar nga media e z Berisha drejtuar zyrave te ndryshme ne Perendim ku flitej per Vellazerine Myslimane si pjesemarrese ne 8 janar ne anen e atyre qe mbrojten PD.

Me pas foli gjate Tritan Shehu per perfshirjen e Vellazerise Myslimane dhe njerezve nga Maqedonia te saj. Sot z Berisha e perseriti.

Z Berisha ne perpjekje per te ndryshuar dicka foli per fondamentalizem, per njerez qe kane qene ne lufte ne Siri.

Edhe kjo eshte po e njejta tendence per te bere te njejtat asocijime. Ka se paku 100 vjet qe Serbia perdor tezen e rrezikut islam ne Ballkan.

Eshte e papranueshme, fyese dhe problematike te lidhesh shqiptare te Maqedonise, te Kosoves apo edhe Shqipërise me gjera te tilla dhe te asocijosh me gjera te  tilla besimin mysliman.

Islami dhe myslimanet shihen nga tezat serbe  si dicka brenda te ciles rritet kjo fryme fondamentaliste e cila perfshihet ne qellime apo akte politike dhe prodhon rrezik. Kjo eshte eshte teza e serbeve.

Ne mbi 100 vite pavaresi myslimanet nuk kane qene kurre rrezik dhe brenda tyre nuk ka ekzistuar kurre kjo fare.

Myslinanet kane jetuar ne paqe me te krishteret, te cilet nga ana e tyre po ashtu kane qene bartes te vlerave te paqes.

Myslimanet jane themelues te pavaresise se vendit sic jane edhe te krishteret. Patriotiotizmi i myslimaneve dhe i te krishtereve eshte monumental dhe cdo shkendije e keqe e ardhur nga jashte nuk e ka demtuar as njerin, as tjetrin.

As akuzat antishqiptare te mbushura me fetarofobi, islamofobi apo kristianofobi nuk kane patur sukses.

Z Berisha dhe levizja e tij duhet te heqe dore nga akuzat islamofobe, nga perzierja e myslimaneve me terrorizmin, me Vellazerine Myslimane apo me fondamentalizmin.

Shqiperia eshte me e shtrenjte se politika, ajo i perket atyre qe ishin para nesh, i perket atyre qe jane sot, i perket atyre qe do jene neser.

Ne jemi kalimtare. Deshtimet nuk duhet te na shtyjne ne urrejtje dhe ne sulme te egra  me teza qe demtojne Shqiperine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re