Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mengjesi, kanë ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ankimi është bërë brenda afatit 5 ditor.

Kujtojmë se më 30 dhjetor 2023, GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës ndaj ish-kryeministrit nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi’.

Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.

Sipas procedurave, mbikëqyrja policore parashikon shërbime të rregullta pranë banesës së zotit Berisha për të ndjekur respektimin e kësaj mase nga ana e tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re