Portali i familjes Berisha është shfaqur në ekstazë, pse ai është takuar nga një deputet i PD-së në Kuvend, Tomorr Alizoti.

“Lideri historik demokrat, Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ku ka mbajtur disa fjalime radhazi.

Para se të hynte në Kuvend ai është ndalur tek banorët e ‘5 Majit’, të cilët po protestojnë për shembjet e shtëpive.

Ndërkohë Lulzim Basha, i cili shpejtoi të mbante fjalimet e tij sa për sy e faqe, është larguar pa u ndierë, fshehurazi pa rënë në sy.

Ka qenë pikërisht deputeti i qarkut të Beratit, Tomorr Alizoti ai që ka shkuar pranë vendit të Berishës në sallën e Kuvendit dhe i ka dhënë dorën.

Në krah të Berishës u ulën Flamur Noka dhe Albana Vokshi”, shkruan portali i familjes Berisha, që vetëm pak javë më parë ndërmori një sulm të egër pikërisht ndaj Alizotit, pse nuk doli në mbështetje të Berishës.

Berisha është kompleksuar aq shumë për mënyrën se si do të pritje në Kuvend, pas luftës së fundit në PD, sa nuk e ka fshehur dot entuziasmin që e paska takuar një deputet i PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko