E gjithë qeveria është zhvendosur sot në Berat ku do të ndjekë një sërë aktivitetesh. Por një qytetar denoncon tek ish-kryeministri Sali Berisha se kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Berat, teksa publikon edhe një video.

Denoncuesi thotë se është një punëtor që ka 10 vite që punon në guroret e malit të Tomorit dhe se protestuan për bllokimin e punës. Sipas tij, policia ka nisur arrestimet e protestuesve.

Vlen te sqarohet se videoja qe ka postuar ish kryeministri Berisha është e ditës se djeshme ku puntorët e guroreve protestuan në Berat, pasi sipas tyre  vendimi i Ministrisë së Mjedisit për pezullimin e punës në Malin e Tomorrit eshte i padrejtë.

ME POSHTE STATUSI I PLOTE I BERISHËS:

Rama pritet me protesta ne Berat. Policia ndërhyn me dhunë dhe arrestime! sb
“Përshëndetje zoti Sali jam një punëtor që kam 10 vjet që punoj në guroret e malit të Tomorit, protestuam paqësisht për bllokimin e punës por tani kanë filluar arrestimet ju lutem na ndihmoni.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re