Kreu i PD-së, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për t’u njohur me akuzat që lidhen me dosjen Partizani. Dhe demokratët kanë organizuar një protestë para godinës duke kërkuar lirimin e tij.
Ish-deputeti Belind Këlliçi u shpreh se Berisha është arrestuar me urdhër politik, duke shtuar se duhet të jetë i barabartë para ligjit.
“Kjo protestë është një reagim i të gjithë qytetarëve, lideri i opozitës, mbahet në arrest pa prova, fakte, me urdhër politik. Kreu i opozitës thirret për ti komunikuar një pseudoakuzës. Kreu i opozitës goditet politikisht pa prova e fakte, Veliaj i kapur me duar në xhepat e qytetarëve nuk i ndodh asgjë, Rama me shpurën në krye të qeverisë, Ballukun të korruptuar nuk i ndodh asgjë dhe goditet opozita. Kemi ardhur si reagim spontan, ka edhe qytetarë të zakonshëm që nuk pajtohen me këto standarde. Kur kjo i bëhet një personi që futi Shqipërinë në NATO, imagjino çfarë i ndodh qytetarëve të zakonshëm. Berisha nuk është mbi ligjin, por as nën ligjin, do jetë i barabartë me të tjerët”, tha ai për News24.



