Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Mat, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku lan makinën e saj me 10 mijë euro në muaj.

“Të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla mingla që hedh valle e stërhedh valle, makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai iu drejtua qytetarëve duke thënë se “janë paratë dhe taksat tuaja”.

“Lubi Balluku lan menderen e makinës së saj me 10 mijë euro në muaj, të sëmurët vdesin për ilaçe nga sëmundjet e rënda në spitale, kurse kjo xhingla mingla që hedh valle e stërhedh valle, makinën do ta pastrojë me 10 mijë euro në muaj. Paratë, taksat tuaja”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko