Ashtu siç dhe kishte parlajmëruar Sali Berisha i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të marrë mandatin si deputet, përpos shpalljes ‘non grata’ nga SHBA dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentar në një natë më parë nga kryetari i i PD-së Lulzim Basha.

Me maskë dhe i shoqëruar nga deputetët e PD-së Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu e dhjetëra simpatizantë ai ka hyrë në sallën që e braktisi 2 vjet më parë, pas djegies së mandateve në unison nga opozita. Në hyrje të Kuvendit ai hipi me makinë, duke denoncuar ‘pazaret e fëlliqta Rama-Basha’ si dhe shpalljen e lëvizjes që ka ndërmend të marrë brenda PD-së.

Në maj të këtij SHBA shpalli non grata Sali Berishën, si një person i përfshirë në korrupsion dhe në cënim të demokracisë. Ish-kryeministri paralajmëroi padi për shpifje ndaj sekretarit të Shtetit Antony Blinken, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim prej disa muajsh po ushtronte presion për largimin e ish-liderit historik nga Parlamenti shqiptar ndërsa pati disa takime me kreun e PD-së Lulzim Basha për këtë çështje.

Një natë më parë në një lëvizje surprizë Basha njoftoi largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, siç ai e theksoi përkohësisht deri në sqarimin e akuzave duke e distancuar kësisoj Partinë Demokratike nga izolimi ndërkombëtar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re