Mbesa e tij e madhe, Desara Malltezi, pas një cikli të suksesshëm studimesh në një nga universitetet më të mira të Austrisë, falë vullnetit dhe aftësisë së saj kishte fituar një bursë në SHBA. Teksa po festonte mundësinë e krijuar për të studiuar në një nga universitetet më të mira amerikane, ëndrra e saj ka pësuar një goditje të rëndë, për faj të gjyshit Sali.

Studimet e Desarës kanë mbetur peng i maskarallëqeve të Berishës, pasi SHBA i ka refuzuar vizën, duke i bllokuar mundësinë që ajo të studiojë në Universitetin ku ka fituar bursën me aftësinë e saj. Të të shembet ëndrra, shpresa e bota, thjeshtë dhe vetëm se gjyshi ish- kryeministër nuk ka lënë abuzim pa bërë gjatë tërë qeverisjes së tij, është me të vërtetë e dhimbshme

Ish kryeministri i Shqipërisë është shpallur person “non grata” nga ana e SHBA, dhe për këtë arsye ai nuk ka asnjë mundësi që të udhëtojë drejt këtij vendi, as për turizëm.

Zullumet e shumta që ka bërë në Shqipëri gjatë qëndrimit në pushtet por dhe gjithë karrierës së tij politike, si dhe tentativat për të krijuar vatra destabiliteti në Shqipëri dhe rajon, ka bërë që qeveria amerikane t’i revokojë vizën.

Madje janë vonuar shumë në dhënien e këtij verdikti ekstrem dhe i paaplikuar për një ish kryeministër europian deri më tani, veprim që është shoqëruar nga Berisha me ashpërsi ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por nëse do të kishte qënë vetëm për heqjen e vizës për Sali Berishën, penalizim që do ta vuajë deri në fund të jetës, do të kishte qënë një “dëm” i izoluar, nëse mund ta themi kështu.

Po sherrin Sali Berishës po ia shohin dhe njerëzit më të pafajshëm të familjes së tij, që janë nipërit dhe mbesat, e ardhmja e të cilëve po vihet në lojë nga gjyshi i tyre zullummadh./Pamfleti

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re