Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se në mbledhjen që u zhvillua online të Komisionit të Ekonomis u prezantua pr.buxheti dhe paketa fiskale.

Duke postuar videon ku sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, Brace shkruan se “Berisha nuk i bllokon dot”.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të racës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.

Kujtomë që mbledhja e Komisionit të Ekonomisë u zhvillua online për shkak të bllokimit që deputetët e Rithemelimit i bënë komisionit, ku pati edhe tensione.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re