Sali Berisha flet nga selia e PD-së, për protestën që u mbajt dje në Tiranë, e thirrur prej tij.

Berisha tha se efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë kanë ushtruar dhunë ndaj personave që kanë shoqëruar pas protestës, dhe shtoi se situata  është paraqitur më normale në komisariatin numër 1.

Berisha:

Së pari përmes jush, dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt, të falenderoj me shumë mirënjohje ata mijëra e mijëra protestues që mbushën mbrëmë Bulevardin Dëshmorët e Kombit në një akt historik, të protestës së dytë që nga vitit 1998, të partive politike, për interesin e tyre kombëtar. Prej 8 vitesh interesi kombëtar në Shqipëri mbeti jetim, ai u nëpërkëmb nga Evdin Kristaq Rama dhe me heshtje u tradhëtua pothuajse njëlloj nga ish-kreu i opozitës që me program dhe me statut duhet të mbronte këtë interes Lulzim Brava.

PD iu dëshmoi dje të gjithëve, se interesi kombëtar në këtë vend, ka një avokat të rëndësishëm në opozitën shqiptare. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por një protestë kundër marrëveshjes bilaterale mes Beogradit dhe vasalëve në Tiranë dhe në Shkup. Protesta jonë pati një jehonë të gjërë, dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë, njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgona, unë jam sot këtu për të parlajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor, nuk do të toleroj, nuk do të toleroj dhunimin e të drejtave të njeriut, dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve në protesta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko