Ish-kryeministri, Sali Berisha ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

Berisha depozitoi kërkesën në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme në orë 09:45.

“‘Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka’, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”, shkruhet në letër.

Njoftimi i GJKKO-së:

Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt:

“Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale.

Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re