Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në oborrin e Kuvendit, menjëherë pas fjalës së presidentit të Ukrainës në parlamentin shqiptar.

Berisha tha se kryeministri Rama e ka turpëruar vendin, me qendrimin e tij të dyzuar në favor të Ballkanit të Hapur, që në fakt sipas tij është një ide ruso-serbe.

Ish-kryeministri vijoi më tej duke thënë se thirrja e Ramës për ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë, është një provokim i pastër ndaj agresionit që Moska zyrtare është duke kryer në Ukrainë.

Berisha kërkoi po ashtu largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë dhe tërheqjen e ambasadorit tonë në Moskë. (Lexo edhe lajmin)

Sali Berisha:

Ndoqëm me vëmendje dhe me interes të madh, dhe me emocione të thella, fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij vendi, këtij kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe të botës, në një agresion barbar të Vladimir Putinit, i cili theksoi se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një kahil që e ekzekuton njerëz të pafajshëm.

Qëndresa ë popullit të Ukrainës është një frymëzim i madh për të gjithë ata që besojnë te liria. Padyshim që Shqipëria është e rreshtuar krah Natos, ajo që më lëndon shumë, dhe mund të them edhe që na turpëroi sot, është qëndrimi i dystuar i Edi Ramës, gjatë muajve të këtij agresioni barbar.

Nga njëra anë shprehet solidaritet me Ukrainën, dhe nga ana tjetër priomovohet projekti ruso-serb i Ballkanit të Hapur, që i hap rrugën uinfluencës ruso serbe në Ballkan. Ishte e turpshme shpallja e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri, ftesa ndaj tyre.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb