Sali Berisha ka deklaruar nga foltorja me demokratët në Kamëz se kryeministri Edi Rama ka dërguar në parlament ligjin që i hap rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adoptimit. Ai u shpreh se nuk është kundër adoptimeve, por në kushtet ku është Shqipëria sot, ligji është de facto për trafikimin e fëmijëve.

“Ne i besojmë familjes si themel i gjitha themeleve të shoqërisë. Edvin Kristaq Rama futi në shkollë platformën e numërimit të prindërve. 

Sikur të ishte matrikullim, vetëm e vetëm për të shuar shenjtërinë e familjes sonë. Tani ka çuar në parlament ligjin për t’i hapur rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adaptimit. 

Nuk kam asgjë kundër adoptimeve, mbështes, nderoj ata prindër që adaptojnë fëmijë, por t’i besosh fëmijën atij që është krejt i vetëm në kushtet kur je shtet narkotrafiqesh e bën atë vetëm për t’i bërë objekt trafikimi dhe sot fëmijët shqiptarë janë më të dëmtuar, më të mjeruar të Europës. 

Save the Children ka publikuar këto kohë studimin e tij ku tregon se fëmijët në Shqipëri janë 2 herë më të kërcënuar se sa fëmijët shqiptarë në Kosovë, nuk po flas për vende të tjera. 

Tregon se 50% e fëmijëve shqiptarë përballen me kushte shumë të vështira. Ky tani që vetëm shqiptar nuk është do të na miratojë ligjin, absolutisht de facto të trafikimit të fëmijëve”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar demokratëve lideri historik i PD-së tha se, “ne jemi këtu për t’u zotuar se në Shqipëri do të ngrihet një forcë konservatore, PD më e fuqishme se kurrë në 30 vite”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re