Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi mbrëmjen e së shtunës të takonte përfaqësuesit e policisë, të cilët do t’i dorëzonin njoftimin e GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Ka disa skenarë se çdo të ndodhë nëse Berisha nuk firmos njoftimin, megjithatë situata mbetet e paqartë.
“E paqartë edhe për juristët. Jam konsultuar me disa prej tyre. Ka disa qëndrime, mendime të ndryshe se Gjykata ka disa mekanizma për t’ia komunikuar vendimin direkt Berishës përmes avokatëve të tij.
Apo mund të zgjidhet një rrugë nëse do të zgjidhet një avokat nga shteti. Zoti Berisha refuzon marrjen e vendimit të gjykatës.
Gjykata është duke shfrytëzuar hapësirat ligjore. Nuk e dimë se si do të operohet në rastin konkret për masën e sigurisë, e cila do t’i duhet t’i komunikohet masa”, tha gazetarja Klodiana Lala.