Ish-kryeministri Berisha nuk shkoi sot në gjykate, por si zakonisht në mengjes erdhi në zyren e tij në seline e partise demokratike.

 

Berisha sqaroi se masa e sigurisë e vendosur ndaj tij është antikushtetuese dhe ai nuk do ta respektoje nese prokuroria nuk merr autorizimin e parlamentit më parë.

 

 

SALI BERISHA

 

“Në çdo kohë, unë jam i gatshëm të paraqitem, siç jam paraqitur kur më kanë thirrur, për t’u pyetur dhe për çdo gjë. E vetmja gjë, që nuk mund të pranoj kurrë, të shkel Kushtetutën e vendit.”

 

 

Në të njejten ore që avokatet e tij shkuan në gjykate, lideri i opozites Berisha doli në konference për shtyp për të sqaruar akuzat kunder tij.

 

Berisha u ndal tek akuza se qeveria e drejtuar prej tij futi letrat me vlere si mekanizem qe mund te perdorej nga pronaret per privatizimin e objekteve, duke favorizuar dhendrin e tij.

 

Ish-kryeministri Berisha sqaroi se letrat me vlere perbejne një prej reformave të PD dhe ato jane përdorur në disa prej vendeve ish-komuniste. Sipas Berishes, historia e tyre nis ne vitin 1995 dhe vete qeveria Rama e ka shtyre afatin e perdorimit të tyre.

 

SALI BERISHA

“Në vitin 2008, në prag të privatizimeve që ishin përpara, rikthehet përdorimi i tyre në masën 80 përqind me bono dhe 20 përqind me lekë.

Ndërkohë pronarët blenë, në mos gabohem, rreth 20 miliardë lekë objekte që u privatizuan. Në total, pjesa tjetër konsumoi rreth 120 milionë euro apo dollarë, sipas një raporti të vitit 2014 të Ministrisë së Financave.”

 

Berisha ka hedhur poshte akuzen se vendimi për bonot u perdor për të favorizuar dhëndrin e tij, duke sjelle ne vemendje se një muaj para se të miratohej ky vendim Jamarber Malltezi dhe pronarët e tjerë kishin paguar 90% të shumës.

 

“Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë.Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. “

 

Sipas Berishës, akuzat e prokurorise nuk qëndrojnë, por ato janë sulm politik.

 

 “Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re