Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar një ditë pasi SPAK mori të pandehur kreun e PD, Sali Berisha duke i komunikuar edhe akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Meta thotë se akuzat ndaj liderit të opozitës janë politike dhe të diktuara nga kryeministri Edi Rama me qëllim për të asgjësuar opozitën.

Sipas Ilir Metës, Sali Berisha merret i pandehur pa asnjë provë dhe fakt, ndërsa thekson se kjo është një poshtërim dhe tradhti që i bëhet Shqipërisë.

“Vendimi i djeshëm i organizatës kriminale SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit për të marrë të pandehur pa prova, fakte dhe pa dokumente liderin historik të PD, profesor doktor Sali Berishën nuk është gjë tjetër veçse një akuzë politike e diktuar nga Edi Rama në funksion të axhendës së tij elektorale me qëllim asgjësimin me cdo mjet të opozitës dhe të pluralizimit politik.

Shërbimi i verbër që SPAK po i bën narkoshtetit duke goditur drejtuesit e opozitës dhe mbrojtur korrupsionin dhe lidhjet kriminale të Ramës është një poshtërim dhe tradhti kombëtare ndaj Shqipërisë që ka nevojë për ti dhënë fund pandëshkueshmerisë”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re