Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Kishën e Shën Palit në Tiranë, ku dha edhe një mesazh urimi për të gjithë besimtarët.

Le të urojmë nga zemra- tha kryedemokrati- që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona.

Sali Berisha u shpreh per gazetaret se “Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar”.

“Të gjithë besimtarëve, katolikë shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën kudo që janë sot, ju uroj nga zemra, gëzuar ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor, ditën e ringjalljes së Krishtit mbret.

Kjo ditë shënon ringjalljen, përjetësinë, shpresën e pashuar.

Le të urojmë nga zemra, që Pashkën tjetër ta kremtojmë siç na e do zemra dhe pa antikrishtin në trojet tona”, tha Berisha për mediat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko