Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që la në SPAK pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, ku u paraqit në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Ai u shpreh se në mesazhin e lënë shkruhej se amnistimi i krimit elektoral është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik.
Gjithashtu shtoi se është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira.
“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Sali Berisha. Ua lashë aty!”, tha Berisha.