Skip to content

Sali Berisha: Zgjedhjet e 25 prillit të ngjashme me ato të vitit ’92, po e përjetoj me gëzim se do sjellim ndryshimin e madh për shqiptarët

Sali Berisha thotë se zgjedhjet e 25 prillit janë të ngjashme me ato të vitit ’92.

Ai thotë se PD do të fitojë dhe do të sjellë ndryshimin.

“Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat”, tha Berisha.

I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike, ndërsa vlerësoi kryedemokratin Basha dhe fushatën e tij.

“Emocion pothuaj të ngjashëm që kam përjetuar në zgjedhjet e vitit 92, kanë një ngjashmëri me zgjedhjet e viti ‘92. Nëse zgjedhjet e ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 21 ndajnë gjeneratat që këto zgjedhje sjellin në pushtet një gjeneratë të re që është rritur e formuar në sistem demokratik, një kryeministër që nga vitet 1930 do jetë i pari i shkolluar në universitete më të mira perëndimore janë të një rëndësie historike dhe po e përjetoj me gëzim të veçantë qoftë fushatën e shkëlqyer të Bashës dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë në përqafimin e këtij programi në vetëdijen e interesit qytetar shoqëror e kombëtar të këtyre zgjedhjeve të gjeneratave”.

Ai thotë se nuk e ka ndaluar pandemia për të dalë në fushatë, por thekson s etë gjithë duhet të jenë në mbështetje të kryetarit Basha.

“Nuk ka qenë pandemia ajo që ka kufizuar daljet e mia. Unë kam ndjekur me interes të jashtëzakonshëm fushatën dhe jam përpjekur të jap ndihmesën time në këtë fushatë. Çdo fushatë ka një lider dhe lideri i saj është Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët dihet të jenë në mbështetje të plotë të tij të programit, ideve dhe ekspozeve të tij”.