Në sallën e Kuvendit u krijuan tensione pasi kryeparlamentarja, Elisa Spiropali i fiku mikrofonin kreut të PD-së, Sali Berisha pasi i mbaroi koha e fjalës.

“E ka mbaruar fjalën, ka mbaruar koha. Noka për çfarë po ngriheni? Mos bllokoni foltoren se do të na detyroni ta kthejmë në proces tjetër”, iu drejtua kryetarja e Kuvendit.

Por, deputet e PD-së shkuan drejt foltores, ndërsa Sali Berisha u fut LIVE në FB për të mbaruar fjalën e tij.

Më pas kryeparlamentarja mori vendimin për t’i dhënë edhe pak kohë kreut të PD-së.

“30 sekonda zotit Berisha”, tha Elisa Spiropali.

Ndërsa Berisha u shpreh se: “Nuk mundet që kimia me Lubi Lotin, nuk e quaj më Ballluku. Kishit dëgjuar ju ndonjëherë nga viti 2005 deri në 2013 të flitej ‘loti, loti, loti’. Jo mor zotëri. Kontraktohej rruga nga Kthesa e Levanit në Tepelenë. Nga Hani i Hotit në Shkodër, nga Farka në Elbasan. Kjo ka sjellë modelin hyrja e Edi Ramës, i cili priste gjoba për çdo hyrje, kjo për çdo lot tani. Të kesh kurajo t’ia thuash aty në media, si mund të ndahen 13 km në 14 kontrata. E kuptoni ju apo jo? Hë Niko, thuajeni pak, se drejton mbledhjet t’a aty.  Ose vij unë tua them në mbledhje, sepse përfaqësoj unë elektoratin socialist jo ti.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re