Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha në Kuvend, teksa iu drejtua duke thënë se “duhet të kishte hapur krahun”.

Eduard Shalsi theksoi se Berisha është i fundit të quhet të japë leksione, duke shtuar se “imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh”.

Ndërsa i thuri lavde kreut të qeverisë Edi Rama, ku u shpreh se “është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë”.

“I bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, atë se ka bëri njeri në 100 vite”, u shpreh Shalsi.

“Sali je i fundit që duhet të japësh leksione në të dyja kahet, do ishte e urtë e mençur të hapje krahun, imagjinoni ku jeni katandisur dhe 30 vite histori e PD-së, mbetet alternativë ai personazh që nuk ia vlen të merremi shumë. Ndoshta ka një arsye përse risulmoi Ramën.

Çdo shqiptar brenda dhe jashtë trojeve ka qenë krenar kur e ka parë kryeministrin e Shqipërisë, Ramën në cilësinë e presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB, të mbajti atë qëndrim për të cilin mori edhe mbështetje e duartrokitje. E kuptoj që nuk keni kurajo të njihni një meritë të jashtëzakonshme, Rama është kryeministri që do mbahet mend gjatë në historinë e Shqipërisë dhe i ka bërë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare që nuk e ka bërë njeri në 100 vitet e kaluara.

Por disa gjëra i kuptoni me vonëse, mes jush ka njerëz të zgjuar. Ti Ina vazhdo me Saliun, unë i drejtohem nje pjesë të arsyeshme të opozitës”, tha Shalsi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re