Ish-bodygardi i Sali Berishës, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjoamkaj kanë paditur në Gjykatë e Tiranës kryetarin e grupit të PS, Taulant Ballën.
 
Ata kërkojnë 2 mln lekë të reja dëmshpërblim nga ana e kreut të gupit të PS në lidhje me deklaratat e bëra prej këtij të fundit në datë 11 tetor në studion e Opinion në Tv Klan.
 
Në një reagim të dhënë për mediat, Sali Lushaj duke mos pranuar të jap shumë detaje mbi padinë i lëshoi një mesazh Ballës duke i kujtuar se do të shihen në gjykatë.
 
“Skam çfarë t’i them. Shihemi në Gjykatë. 20 milionë lekë. Më datë 11 në Opoinon i ka bërë. Takohemi në Gjykatë zoti Balla”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re