Skip to content

“Salianji duhet të jetë pjesë e debatit të brendshëm”/ Berisha për deklaratën e Tabakut: U vetëpërjashtua! E respektuam pasi doli nga burgu, por…

Deputetja demokrate Jorida Tabaku gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër ka deklaruar se PD nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke e ftuar ish-deputetin Salianji të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Tabaku ka shprehur mendimin e saj.

“Salianji është vetë përjashtuar, kjo është kur shkelur në mënyrë flagrante ato që thotë Statuti.
Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion as në Këshillin Kombëtar, asnjë Kryesi, për ta respektuar pasi doli nga burgu u përfshi në Kryesi dhe tregoi se nuk ishte i denjë. U vetëpërjashtua me veprimit që bëri.
Nuk ka bashkëpunim me krimin nuk e falim”, tha ai.