Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji në kudër të fushatës elektorale është takuar me disa qytetarë, të cilët ishin duke luajtur domino.

Salianji ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me ta, ku me nota humori ka deklaruar se këtë herë “Ramës do t’ia lëmë dopio gjashtën në dorë”.

Duke kërkuar votën për në 25 prill, Salianji shprehet se “shqiptarët dinë të flasin me gjuhën e Rames dhe presin t’i japin koston për zhgënjimin e tetë viteve”

Nga ana e tij një nga qytetarët i thotë se ‘për Edi Ramën nuk ka votuar asnjëherë’.

Biseda e alianjit:

Ervin Salinji: Si jeni? Do t’ja lëmë dopio gjashtën në dorë Ramës këtë herë apo jo?! Ku e keni, pa hajde ta gjejmë njëherë. Me të parën, i madh je. Tani t’ja lëmë në dorë dopio gjashtën. Se boll vodhën këta, nuk u ngopën.

Qytetari: Dopio gjashtën dhe ta vdesim fare

Ervin Salinji: Ju që keni votuar dhe njerëzit që e votojnë, keq ai

Qytetari: Nuk e kemi votuar asnjëherë ne

Ervin Salinji: Epo mirë shyqyr

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re