Deputeti Ervin Salianji i është drejtuar sot godinës së Kuvendit, ku pritet të zgjidhet dhe presidenti i 8-të i Republikës, Bajram Begaj.

Salianji u shpreh, se pavarësisht se do të jetë në sallën e Kuvendit, ai nuk do të votojë për Begajn. Ai ka injoruar në këtë mënyrë thirrjen e Enkelejd Alibeajt dhe grupit të tij, për bojkotimin e kësaj seance.

Më herët sallës së Kuvendit iu drejtua dhe Grida Duma, si dhe të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit.

Salianji: PD jo vetëm është djegur, por po mban edhe pasoja nga bojkotet. Kam qenë që në fillim kundër uljes në një tavolinë me përfaqësuesit e Edi Ramës. Nuk mund të bojkotosh Kuvendin e zgjedhur nga populli. Edi Rama nuk do të lëshonte asgjë, jam sot këtu për të respektuar institucionet, unë nuk do të marr pjesë në votim, asnjë bojkot nuk do të ketë, jam plotësisht pjesë e kësaj seance.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re