Skip to content

Salianji i bindur: Ne do ti fitojmë zgjedhjet bindshëm

Ervin Salianji, ish deputet i PD deklaroi në edicionin qëndror të lajmeve të Vizion Plus se pandemia në Shqipëri është keqmenaxhuar nga ana e qeverisë.

Salianji shtoi se qeveria nuk është interesuar aspak për qytetarët dhe gjëndjen e tyre ekonomike gjatë kësaj kohe por ka vazhduar të pasurojë vetëm 5 oligarke, në dëm të tregtareve dhe bizneseve të vogla.

Sa I takon reformës zgjedhore, Salianji pohoi se reforma krijon një hap përpara në realizimin e një procesi më të mirë , por nuk zgjidh të gjitha problemet.Sidoqoftë ai pranoi se kjo reformë, i jep më shumë garanci opozitës mbi procesin.

Ndërsa sa i takon zërave në media se PS mund të ketë kërkoje ndryshim të Kushtetutës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore, Salianji tha se kjo do të ishte një cmenduri nga ana e mazhorancës.

Salianji deklaroi se PD e ka kërkuar ndryshimin e sistemit që para dy vitesh por PS e ka kundërshtuar një gjë të tillë.

Ndryshimin e sistemit që ne e kemi kërkuar para dy vitesh, e ka kundërshtuar fort PS.

Nuk ka besoj asnjë çmenduri që të ndryshohet Kushtetuta për të mos lejuar bërjen e koalicioneve parazgjedhore. E gjitha është një tymnaje për të zhvendosur vëmëndjen nga ekonomia dhe makutëria e qeverise për të vjedhur. Mendoj se I gjithë ky diskutim bëhet për të zhvendosur vemendjen nga problemet reale që ka vendi.

Ish deputeti demokrat u shpreh i bindur se PD do ti fitojë zgjedhjet vitin e ardhshëm