Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji ka deklaruar se ‘lufta e ftohtë’ mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha mund të sheshohet me bisedime.

I ftuar në “Frontline”, Salianji tha se se armiku i përbashkët i tyre është Edi Rama dhe se baza e PD-së do të bashkohet shumë shpejt pavarësisht mendimeve të ndryshme që mund të kenë pasur anëtarët e saj.

Marsela Karapanço: Si mund të ndalet ‘lufta e ftohtë’ Berisha-Basha?

Ervin Salianji: Duke u ulur, duke diskutuar me njëri-tjetrin dhe duke vendosur primar interesin e demokratëve.

Marsela Karapanço: Si mund të bashkohet baza e PD?

Ervin Salianji: Shumë shpejt. Pavarësisht se PD ka pasur përherë mendime të ndryshme do të bashkohet kundër regjimit të Edi Ramës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko