Skip to content

Salianji nis “foltoren” e tij nga qyteti i Durrësit


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas asaj të sotmes para kryeministrisë, do të nisë nesër “foltoret” me strukturat e partisë që ai drejton, duke nisur nga Njësia nr.9 në Tiranë.

Por ndryshe do të veprojë ish deputeti demokrat Ervin Salianji.

Siç mëson Fax News, anëtari i Kryesisës së PD do të nisë të mërkurën “foltoret” e tij, duke nisur nga qyteti i Durrësit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, mblodhi të enjten e shkuar disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare dhe në listat e hapura ishin më të votuarit.

Burime i thane Fax News se, në takim u fol për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.

Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.