Për deputetin Ervin Salinji, data 11 dhjetor është një miting, pasi theksoi se padyshim që Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD.

Në një intervistë për RTV Ora, Salinaji tha se nisma e Berishës është një tollovi mediatike dhe se kush janë delegatët që kanë firmosur do të shihet me 18 dhjetor.

Salianji: Data 11 dhjetor është një miting. Padyshim që Berisha është një njeri që ka mbështetje në PD. Nuk do të thotë se mbushja e sallave tregon mbështetje. Mbështetja tregohet përmes institucioneve. Data 11 do të shihet se është një miting.

Të gjitha firmat nëse janë apo jo, futen në një procedurë të caktuar. Nuk e mohoj se ka mjaft delegatë që kanë firmosur një dokument të caktuar që u është vënë para, por delegatët nuk janë me vetëpërcaktim. Këto firma duhet të kalojnë nga një procedurë e caktuar.

Neni 43 i statutit të partisë cakton që edhe ¼ e detyron thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Kjo është një tollovi të caktuar, sepse nisma është nul. Është njëlloj sikur të mblidhem unë me delegatët dhe të shkarkoj një drejto në një institucion të caktuar. Jemi në një situatë kur nuk ka pasur mundësi për tu depozituar në kohë.

Ka një vendim të votuar nga të gjithë në mënyrë kolegjiale për 18 dhjetorin. Ka një shumicë në grup parlamentar e kryesi, sigurisht që do të ketë edhe në raport me delegatët. Ka një kartë delegati me datë të përcaktuar dhe verifikohet kjo. Se cilido mund të marrë një kartë si anëtar i Kuvendit Kombëtar.

Salianji shtoi se firmat duhet të ishin depozituar një muaj para dhe të bëheshin verifikimet lidhur se nëse janë delegatë apo jo.

Salianji: Firmat duhet të ishin depozituar një muaj para dhe të bëheshin verifikimet. Ne këtu jemi dhe të njëjtët delegatë janë. Ata po njoftohen dhe po marrin njoftimin në degë. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe do ta shohim. Unë kam interesin e PD-së, nuk po flas me palë, sepse nuk është një përplasje me Bashës dhe Berishës, por për të ardhmen e Partisë Demokratike. Berisha është pezulluar jo sepse e donte PD-ja, por që e donte SHBA-ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re