Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se njësoj si ish-ministri Arben Ahmetaj, edhe funksionarë të tjerë të lartë të PS-së, janë të përfshirë në korrupsion.

Komentet Salianji i bëri përmes një deklarate për mediat pas daljes nga Mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohej rreth kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit.

Ai shtoi se e vetmja zgjidhje kur e gjithë qeveria është e zhytur në korrupsion, është dorëheqja e kryeministrit Rama.

“Funksionarë të lartë të PS janë të përfshirë njësoj në korrupsion. Kjo qeveri duhet të japë dorëheqjen për shkak të përgjegjësisë politike që mban drejperdrejt Edi Rama. Sot jemi në kushtet kur numrit dy dhe një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës, kërkohet arrestimi dhe kontrolli i banesës.

Në këto momente kur kemi të zhytur gjithë qeverinë, e vetmja zgjidhje është dorëheqja e Edi Ramës. Ka dhjetëra persona, unë i kam pyetur dje prokurorët, që persona që gjenden në kushte të njejta, duhet të trajtohen njësoj dhe të mbajnë njësoj përgjegjësi. Ekziston edhe emri që ju përmendët… Keni kryerat bashkie që kanë qenë 2 dhe që përmenden në këtë raport. Do të keni kohë edhe ju ta qëmtoni”, u shpreh Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re