Ish-deputeti I PD, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vijon të bëj show me tragjedinë e tërmetit.

 

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se në Durrës drama e familjeve vazhdon ndërsa qeveria po e mneaxhon situatën sipas tij, vetëm në media.

 

Sipas Salianjit, familjet nuk kanë marrë as para as garanci deri më tani nga qeveria pavarëisht dramës së hequr.

 

“Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për show mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen! Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike! Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën! Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet! Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re