Kandidati i PD në Korçë, Ervin Salianji ka vijuar takimet elektorale në qytetin juglindor ku ka folur për situatën aktuale.

Salianji thotë se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm të varfër, të papunë dhe në mjerim por edhe të diskriminuar dhe të braktisur.

Sipas tij, PD do e ndryshojë situatën e gjendjes duhet hapur vende pune.

‘’Varfëria, papunësia dhe mjerimi i qytetarëve shoqërohet me diskriminim dhe braktisje!

Partia Demokratike do ta ndryshojë këtë gjëndje! Ne do të hapim vende pune, do ndihmojmë ata që meritojnë me ndihmë ekonomike deri ne 200 mijë lek të vjetra dhe do të ulim çmimin e energjisë.’’- tha Salianji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re